„Dan“: ASN PËRCJELL TRE OJQ NË ULQIN

Foto: Filip Roganovic
Foto: Filip Roganovic
Drejtoria për krim të organizuar dhe parandalim të terrorizmit të Agjencisë për siguri nacionale (ASN) përcjell punën e 18 organizatave joqeveritare (OJQ) të cilat veprojnë në Mal të Zi për shkak të donacioneve të dyshimta nga Austria nga vendet e Lindjes së afërt.  ASN duke përcjell rrjedhat e parave dhe aktivitetet e këtyre OJQ-ve mësoi se shumica e mjeteve financiare të cilat i fitojnë nga organizatat e afërta me ISIL-in, si dhe që kryesisht i shfrytëzohnë për përhapjen e islamit radikal, shkruan „Dan“.

Siç theksohet, tre nga OJQ-të që janë nën mbikqyrje kanë seli në Ulqin.

Përndryshe, këto shoqata janë të regjistruara në mënyrë të rregullt në Ministrinë e punëve të brendshme dhe Ministrinë e administratës publike. Të dhënat e tyre bazë mund të gjenden në regjistrin qendror. Mirëpo, shumica nuk kanë vendosur numrat e telefonit dhe adresat elektronike për kontakt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…