Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka kërkuar që prona e Naser Kelmendit në Mal të Zi të bllokohet deri në përfundim të procesit gjyqësor kundër tij për vrasje dhe kontrabandë të lëndëve narkotike, shkruan “Dan”.
Sipas evidencës së Drejtorisë për patundshmëri, Kelmendi në Mal të Zi kishte në pronësi tokën dhe hotelin në Ulqin, si dhe dy banesa në Podgoricë.
“Do ti dërgojmë kërkesë të gjithë vendeve të regjionit në të cilët Kelmendi ka pronësi që ta bllokojnë”, i është kësaj gazete të Podgoricës në Prokurorinë e BdheH.