Flamuri shqiptar dje për disa orë ishte i ngritur në kishën në Rumi. Dyshohet që flamurin në këtë objekt fetar e ka vendosur dikush nga pjesëtarët e ngritjes në Rumi të cilën e ka organizuar Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini, shkruan “Dan”.
Thuhet që pas disa orëve flamuri u hoq.
Në maje të Rumisë dje ishin rreth 130 persona, ndërsa disa nga to na kanë thënë “që qartë bëhet fjalë për provokim”. “Siç është provokim vendosja e objektit prej metalit në maje të Rumisë në vitin 2005, edhe ky gjesti i djeshëm është provokim i pastër”, vlerësojnë bashkëbiseduesit tanë.