“Dan”: HAPET HETIMI KUNDËR CUNGUT

Nazif-Cungu-BKA-MANSMe kërkesë të Prokurorisë themelore të Ulqinit policia ka hapur hetimin kundër ish kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungut, për shkak të pagesave të dyshimta për fatkeqësitë natyrore nga viti 2008 dhe 2009, në fund të fushatës për zgjedhje lokale të mbajtura më 26 janar, shkruan “Dan”. Siç thuhet, komuna në fillim të vitit 2013 ka dakorduar pagesën për 65 persona me vlerë prej 50 mijë euro, ndërsa ka paguar diç më shumë se një të tretën e kësaj shume. Hetimit i ka paraprirë padia e Qendrës hulumtuese MANS që Cungu më 5 dhjetor ka nënshkruar Marrëveshjen për dinamikën e pagesës së kompensimit personave të cilat kanë pësuar dëme dhe që pushteti është kujtuar që ato kompensime ti paguajë vetëm para zgjedhjeve lokale, kur sipas recetës së provuar është tentuar të ndikohet tek votuesit.

“Në bazë të kësaj Marrëveshje më 10 dhjetor janë paguar gati 18 mijë euro, derisa pagesa është miratuar një ditë më vonë”, kanë deklaruar nga MANS-i.

“Interesante është që mjetet e përmendura në vend që ti paguhen qytetarëve individualisht, janë paguar OJQ “Biznis klub Ana e Malit” dhe që kjo organizatë me provizion prej 10 për qind, këto para ia ka paguar qytetarëve”, shkruan kjo gazetë.

Zëvendësi i Prokurorit themelor shtetëror Vladimir Savoviq ka vërtetuar dje për “Dan” që në bazë të kësaj padie, e me kërkesë dhe instruksione të prokurorisë, Drejtoria e policisë, gjegjësisht Policia e Ulqinit, mbledh lajmërimet dhe dokumentacionin nga personat e cekur në kërkesë. “Bëhet fjalë për padi e cila është marrë nga MANS-i dhe ajo është në procesin e kontrollit. Ne këtë e quajmë “lajmërimet e nevojshme” dhe ato i mbledh policia. Për momentin çdo gjë është në atë fazë, gjegjësisht po kryhet procesi hetimor. Në këtë moment prokuroria nuk posedon materiale faktike në mënyrë që të kryejmë çfarëdo lloj analizash apo të japim disa informacione më konkrete”, tha Savoviq.

Cungu nuk ka mohuar që Marrëveshja e përmendur është nënshkruar dhe që një pjesë e mjeteve është paguar, por ka theksuar që këtu nuk ka asgjë të dyshimtë. “Ky është borxh që komuna e kishte dhe që ne duhet ta kthenim. Pushteti i kaluar nga ministria gjegjëse ka marrë 50 mijë euro, për dëme të shkaktuara nga përmbytjet, disa vite më herët (të vlerësuara gjithsej me vlerë prej 500 mijë euro)” , ndërsa ka paguar kompensimin për vetëm dy persona. Të dëmtuarit tjerë, 65 persona, nuk i morën mjetet, kështu që me angazhimin e OJQ, anëtarët e të cilës janë siç duket, dhe të avokatit Loro Markiq kanë çuar padinë. Në mënyrë që të shmangim rritjen e shpenzimeve dhe kamatën, të cilat do krijoheshin me procesin gjyqësor, është arritur marrëveshja që procesi të ndërpritet, ndërsa borxhi të paguhet me këste. Pra, është parandaluar rritja e shpenzimeve të cilët do të shkonin në dëm të buxhetit dhe larg asaj që këtu ka çfarëdo lloj keqpërdorimesh. Unë madje as nuk kam kontaktuar me cilin do nga këto persona, që të kem mundësi në atë mënyrë të bëj presion politik.  Me to kanë fol personat nga OJQ “Biznis klub Ana e Malit”, të cilët kanë iniciuar procesin për pagesën e mjeteve për kompensim të dëmit”, tha Cungu për “Dan”, i cili për rrethanat e këtij rasti ka dhënë deklaratë në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi