Inspektorët për parandalimin e krimit ekonomik tash disa ditë kontrollojnë punën financiare të Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale”, shkruan “Dan”.
Siç thuhet, inspektorët kontrollojnë kontratat për ofrimin e shërbimeve personave fizik dhe juridik, në bazë të padisë anonime, ndërsa shuma e dyshimtë sillet në mes 40 dhe 115 mijë euro.
Ish drejtoresha e Ndërmarrjes komunale Zana Sarvan tha se nuk e dinë që po bëhet hetimi në këtë ndërmarrje. “Nëse është e saktë, atëherë çdo kush le ta bëjnë punën e vet. Unë në këtë ndërmarrje kam punuar në mënyrë transparente dhe në pajtim me ligjin. Detyrën e drejtorit e kam dorëzuar në pajtim me ligjin, ndërsa ekzistojnë dhe llogaritë përfundimtare të cilët kanë kaluar revizionin dhe i ka miratuar Kuvendi komunal. Të gjitha mund të kontrollohen”, tha ajo për “Dan”.