Lideri i Forcës së re demokratike dhe ish kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar dje se Prokuroria themelore shtetërore në Ulqin ka hedhur poshtë padinë penale e cila është ngritur kundër tij për shkak të dyshimit se ka keqpërdor pozitën zyrtare në rastin e njohur si “Shas”, shkruan “Dan”.
Kjo gazetë shkruan se Cungu gazetarëve ia dha vendimin të cilin e nënshkroi zëvendësi i prokurorit themelor shtetëror Vlladimir Savoviq, në të cilin, përveç tjerash shkruan se mbas dëgjimit të disa personave është përcaktuar se nuk ka dyshim të bazuar se i padituri ka kryer atë për çfarë është paditur ose cilën do vepër tjetër e cila gjykohet sipas pozitës zyrtare.
Vendimi të cilin Cungu ia tregoi gazetarëve është sjell më 19 maj të vitit 2014.
“Dan” shton se hetimin për Shas momentalisht e bënë Prokuroria speciale.