„Dan“: KËSHILLI I ULQINIT PËR OFERTËN E GJEKES

DPSAnëtarët e Këshillit ekzekutiv të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin janë pajtuar se kjo parti duhet të pranojë më të mirën nga dy ofertat për rikompozimin e pushtetit lokal, shkruan “Dan”.

Siç theksohet, kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka i ofroi PDS-së vendin e kryetarit të Komunës, ndërsa Forca funksionin e kryetarit të Kuvendit komunal.

“Qëndrimi jonë është që vendi i kryetarit të Komunës duhet t’i takojë PDS-së dhe kjo është ajo çfarë na intereson më së shumti. Por, vendimin përfundimtar do ta sjellë qendra e partisë në Podgoricë. Presim që kjo gjë të ndodh mbas rikonstruktimit të Qeverisë”, tha për këtë gazetë bashkëbiseduesi nga PDS-ja e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…