Këshillin e Ulqinit të Partisë demokratike të socialistëve e ka goditur kriza e re mbasi që të hënën mbrëma në mbledhjen e këshillave lokal për pak se nuk shpërtheu konflikti fizik në mes të drejtuesve të Këshillit komunal dhe grupit të anëtarëve të pakënaqur të Bashkësisë lokale Meteriz, shkruan “Dan”.
Siç pohon kjo gazetë, anëtarët e këtij Këshillë, të cilët janë edhe anëtarë të KK-së Sllobodan Gjakonoviq dhe Rajko Hajdukoviq, kanë akuzuar kryetarin e PDS-së Loro Nrekiq që ka privatizuar partinë dhe sillet sipas qejfit të tij.
Mirëpo, Nrekiq tha se asnjëfarë konfliktesh nuk kishte brenda kësaj parti në Ulqin.
“Kush do që thotë se ka probleme, ai flet të pavërtetën. Gjendja është e rregullt, po kryhen aktivitetet e zakonshme partiake dhe nuk ka asnjëfarë problemesh”, theksoi shefi i PDS-së në Ulqin.