“Dan”: KONTESTUESE SHITJA E MAGAZINËS SË “OTRANTKOMERCIT”?

cungu-optuzio-bivsu-vlast-ucjene-korupciju-bezakonje-slika-102398Kryetari i Forcës së re demokratike dhe ish kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka blerë nga kompania “Otrantkomerc” në rrethana të dyshimta tokën me sipërfaqe prej 12.450 dhe magazinën 2091 metër katror në vendbanimin Totosh për 910 mijë euro, shkruan “Dan”.

Thuhet se ai është pronari i kompanisë (Cungu&Co) e cila dy herë ishte renditur e dyta në tender për shitjes e tokës së përmendur, ndërsa deri tek prona me vlerë erdhi në licitimin publik për të cilin njëri nga pjesëmarrëset në shitjet e mëparshme, kompania “La Botega” nga Tivari ,pohon se ishte i paligjshëm.

Cungu për “Dan” ka vërtetuar se nga kompania “Otrantkomerc” ka blerë pronën e përmendur, ndërsa akuzat që ankandi publik nuk ishte i rregullt nuk dëshiroi ti komentojë. “Metë vërtet nuk di asgjë në lidhje me këtë. Atë që di është se ankandi ishte publik dhe që përveç kompanisë time morën pjesë edhe “Kips-i” dhe “Put-i” nga Bijelo Pole. Ne ofruam 910 mijë euro dhe kjo ishte oferta më e madhe. Kjo është e gjitha që mund të ju them”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi