Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu lejoi që nga buxheti i Komunës pjesërisht të financohet (bashkë-financohet) udhëtimi dhe fundjava e zgjatur në Stamboll për shtatëdhjetë punëtorë të administratës vendore, shkruan „Dan“.
Siç thotë kjo gazetë, ky aranzhim do t’i kushtojë komunës më pak se 10.000 euro.
Theksohet që në vizitë në SHBA janë kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq dhe këshillitari i Forcës Sabri Salaj.
„Në dijeni ja se për shpenzime të udhëtimit dhe mëditje Nrekiq dhe Salaj kanë marrë nga 5.000 euro nga arka e Komunës. Ato atje me siguri do të qëndrojë falas tek miqtë dhe kushrinjtë. Për çfarë arsye, nuk di. Por, mendoj se kjo është pak dhe se duhej tiu jepej nga 50.000 euro me detyrim që të qëndrojnë atje nga një vit. Kjo në çdo rast do të ishte dëm më i vogël për Ulqin, se sa kur janë këtu dhe bëjnë çfarë bëjnë“, deklaroi për „Dan“ këshilltari i Frontit demokratik dr. Millan Rolloviq.