Gazeta ditore „Dan“ shkruan se në Komunë të Ulqinit në disa javët e fundit është intensifikuar ndërtimi i paligjshëm.
„Kësi shembujsh më së shumti ka në vendbanimin Shtoj ku investitorët nuk ngurrojnë të ndërtojnë edhe në tokë komunale“, shkruan kjo gazetë dhe shton se lulëzimi papritmas i ndërtimit të paplanifikuar është në korrelacion me zgjedhjet e ardhshme parlamentare për shkak të të cilëve ndaj disa individë „mbyllen sytë“.
Kryetari i Komunës së Ulqinit deklaroi për „Dan“ se administrata lokale nëpërmjet policisë komunale ka evidentuar të gjithë ndërtuesit ilegal dhe i ka lajmëruar në organet kompetente shtetërore.
„Jemi të pafuqishëm të bëjmë diçka tjetër sepse nuk kemi kompetenca. Atë çfarë mundemi dhe do të bëjmë është të nisim iniciativën që të na kthehen kompetencat“, tha Cungu.