Pjesëmarrja e nëpunësve në tenderë komunal për qiramarrje ndodh tash disa vite. Disa nëpunës marrin pjesë në tenderë nëpërmjet personave tjerë, e jo rrallë edhe personalisht edhe pse në këtë formë bëjnë vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe punës së pandërgjegjshme në administratë.
Thuhet se nuk është rast i rrallë që metrat katror rishitën, gjegjësisht rijepen me qira me çmim shumë më të lartë nga qiraja.
Kryetari i Komunës Nazif Cungu ka thënë se ka dëgjuar për këtë gjë, por nuk ka njohuri konkrete. “Tashmë kam urdhëruar që kjo të kontrollohet dhe të bëhet lista në mënyrë që të vërtetojmë për çfarë bëhet fjalë”, deklaroi ai për atë gazetë.