„Dan“: PADIA PENALE KUNDËR GJEKËS

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaInspektorët e policisë së Tivarit dhe Seksionit për krim të organizuar kanë dorëzuar dje padinë penale kundër kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për shkak të keqpërdorimit të funksionit zyrtar në shumë prej 160 mijë euro, shkruan „Dan“.

Thuhet që padia kundër Gjekës është ngritur për periudhën kur ai ka kryer funksionin e drejtorit të „Ujësjellësit“. Hetuesit dyshojnë  që ai në mënyrë të paligjshme ka paguar paradhëniet (akontacionet) dhe donacionet, si dhe që disa punëtorë i ka punësuar pa procedurë të kryer.

Gjeka është marr dje në pyetje në policinë e Tivarit ku ka mohuar të gjitha që i ngarkohen. Ai tha që çdo gjë ka punuar sipas ligjit dhe që këto gjëra i “paketohen” mbasi që është bërë kryetari i komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…