Udhëheqësit e Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin kanë vendosur që këshilltarët e kësaj parti mos të marrin pjesë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit komunal me ç’gjë është hequr çdo mundësi të diskutohet për iniciativën e këshilltarit të PSP Andrija Qetkoviq për shkarkimin e kryetarit të komunës Nazif Cungu.
“Nuk do të paraqitemi në Parlamentin lokal, sepse nuk dëshirojnë ti bëjmë kuorum pozitës, gjegjësisht shumicës qeverisëse. Për shkak të tyre jemi dy vjet në opozitë. Grindjet e tyre nuk na interesojnë dhe le ta zgjidhin ato këtë gjë në mes veti”, tha për “Dan” kryetari i këshillit komunal të PDS Loro Nrekiq.
Ai shtoi që këshilltarët e kësaj parti do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, sepse ato e kanë dorëzuar iniciativën për shkurtimin e mandatit të përbërjes ekzistuese të Kuvendit.
“Dan” thekson që tingëllon paksa jo reale që partitë në pozitë, Partia demokratike e Fatmir Gjekes dhe Partia socialdemokrate, kanë marrë qëndrim më të fortë rreth përcaktimit të përgjegjësisë për krizën politike shumë mujore nga disa parti opozitare në Ulqin.