Nga Drejtoria e policisë për “Dan” është deklaruar se policia e Tivarit po heton rrethanat në të cilat janë krijuar fotografitë në maje të Rumisë të dielën.
“Po kontrollojmë a është fjala për ndonjë delegacion bjeshkatarësh nga shteti tjetër, si dhe a është maja e Rumisë vend publik”, shkruan kjo gazetë dhe shton se për aktivitetet e ndërmarra nga policia do të njoftohen sot.
Të dielën Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini ka organizuar daljen tradicionale në maje të këtij mali. Në këtë tubim ishin të pranishëm shoqatat e bjeshkatarëve nga Tirana, Shkodra, Prishtina dhe Gjakova.