“Dan”: PROKURORIA HAPI HETIMIN PËR RASTIN SHAS

Sud-Gjykata-GjyqiProkuroria e lartë shtetërore ka lajmëruar që ka formuar lëndën dhe me udhëzime për veprim ja ka dorëzuar në kompetencë Prokurorisë themelore shtetërore në Ulqin.

“Ato duhet të japin vlerësimin për ekzistencën e veprës penale për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe në procedurën e hetim të ndërmerren të gjitha veprimet operative dhe hetimore me qëllim zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave në lidhje me punimin e Studimit të lokacionit për Shas, pretendimin për disponim me 32 mijë metër katror pronë shtetërore, si dhe ligjshmërinë e procedurës së ndryshimit të Planit detaj urbanistik për këtë lokalitet”, thuhet në përgjigjen të cilën në pyetjen e “Dan-it” e dha u.d. të prokurorit të lartë shtetëror në Mal të Zi Veselin Vuçkoviq.

Vendimi i prokurorisë erdhi mbasi akuzave reciproke të cilat në debatin televiziv të shtunën i shkëmbyen kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…