“Dan”: PROKURORIA HETON PUNËN E KOMUNËS SË ULQINIT PREJ VITIT 2011 DERI NË 2014

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Në qendër të vëmendjes së Prokurorisë speciale gjendet materiali gjithëpërfshirës prej rreth gjashtë mijë faqe i cili ka të bëjë me periudhën e punës së organeve komunale në Ulqin prej vitit 2011 deri në vitit 2014, shkruan “Dan”.

Siç thuhet, po kontrollohet dokumentacioni nga disa sekretariate, si dhe si janë legalizuar objektet ku investitorë ishin ndërmarrjet Mastering, Rexha kompani, Primus elektroniks…

“Prokuroria në ndërkohë ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit në rastin Shas, gjegjësisht të dokumentacionit hapësinor-planifikues i cili ka të bëjë me ndryshimin e dedikimit gjatë procesit të përpilimit të studimit lokal për ndërtimin e vendbanimit turistik”, mëson “Dan” dhe shton se në këtë lokalitet ish kryetari i komunës dhe lideri i Forcës Nazif Cungu posedon rreth 50 mijë metër katror.

Ai për atë gazetë tha se për këtë periudhë, sa dinë ai, hetimi ka filluar në fillim të vitit, si dhe që nuk ka dijeni të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi