„Dan“: PROKURORIA HETON PUNËSIMET NË KOMUNË TË ULQINIT

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaProkuroria speciale shtetërore po kryen hetimin për shkak të dyshimet se gjatë mandatit të kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka kishte punësim të paligjshëm, shkruan “Dan”.

Siç thotë kjo gazetë, prej Gjekës para tre javëve është kërkuar që të jap informacionet për punësimin e tre këshilltarëve në kabinetin e tij.

“Dorëzuam dokumentacionin e kërkuar. Mendoj se nuk kishte shkelje të ligjit. Dy konkurse janë kryer në pajtim me procedurën ligjore, e një është anuluar”, tha Gjeka për “Dan” duke shtuar se është marrë pëlqimi nga Ministria e financave.

Sipas shkrimit të kësaj gazetë, në fokus të hetimeve të Prokurorisë speciale është edhe lënda lidhur me ridedikimin e tokës komunale në Shas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi