“Dan”: PUNA NË KOMUNË PËR ANËTARËT DHE SIMPATIZUESIT E PARTIVE

Fatmir Gjeka, Fuad HaxhibetiFunksionarët e ish pushtetit në Komunë të Ulqinit kanë punësuar në organet e vetëqeverisjes lokale, shpesh duke mos respektuar Planin e sanimit në të cilin ndodhet komuna e Ulqinit, gjithsej 47 persona, shkruan “Dan”.

Personat janë punësuar kryesisht pa shpallje dhe pa pëlqim të mëparshëm të Ministrisë së arsimit.

Jepet shembulli që vetëm në shërbimin e kuvendit tek ish kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti janë punësuar katër persona të afërt me partinë e tij.

Duke konstatuar se shpenzimet për buxhet të kryekomunarit Nazif Cungu pak kohë më parë me amendamente janë rritur për 57 mijë euro, prej të cilave shumica janë planifikuar për financimin e detyrimeve për pagat e personave të pranuar në bazë të kontratës të përkohshme të punës, kjo gazetë konkludon se pushteti i ri – i vjetër në Ulqin nuk ka ndër mend të shkëpus kontrata e përmendura.

Nga Komuna për “Dan” është njoftuar se do të bëhet analiza e hollësishme dhe do të përcaktohet nevoja e vërtet për këtë mënyrë të punësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…