Këtë vit Komuna e Ulqinit ka arritur realizimin më të dobët të buxhetit në dekadën e fundit, shkruan „Dan“.
Duke u thirr në fjalët e Sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq, kjo gazetë shkruan se buxheti u realizua në masën prej rreth gjashtë milion euro, ose rreth 40 për qind.
Plani ishte që në arkën e komunës të grumbullohen 15,37 milion euro.
Osmanoviq tha se janë të kënaqur me pjesën operative të buxhetit, sepse ajo është për një çerek më e lartë se vitin e kaluar.