Departamenti special i Gjykatës speciale në Podgoricë ka rihap lëndën kundër ish gjyqtarëve dhe funksionarëve të vetëqeverisjes vendore në Ulqin H.SH., M.V. dhe M.R., të cilët pas 15 viteve do tju rifillojë gjykimi, shkruan “Dan”.
Siç thuhet, këshilli i Gjykatës së lartë në Podgoricë ka anuluar vendimin e mëparshëm lirues të Gjykatës themelore në Tivar kundër këtyre personave të cilët dyshoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare me elemente korruptive, gjegjësisht që nuk janë ankuar në aktgjykime në bazë të cilëve prona shtetërore është regjistruar në persona fizik, gjegjësisht në pronarë të vjetër.
Gjykata themelore ka pranuar shumicën e ankesave të pronarëve, ndërsa avokatët publik nuk janë ankuar, sepse nuk kishte bazë për një gjë të tillë.