Shumicës së ndërmarrjeve publike në komunë të Ulqinit i mbërriti nga Drejtoria Tatimore vendimi për pagesën e dhunshëm të borxhit për shkak të shlyerjes së parregullt të obligimeve rrjedhëse, gjegjësisht borxheve për tatime dhe kontribute në pagat e punonjësve, shkruan “Dan”.
Siç theksohet, bëhet fjalë për ndërmarrjet ku themelues është vetëqeverisja lokale (përveç ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizimi” dhe “Veprimtaritë Komunale”), e të cilëve me kërkesë të Drejtorisë Tatimore do ti bllokohen xhiro llogaritë.
Shtohet se nga ndërmarrjet publike borxhin më të madh e kanë akumuluar Qendra për Kulturë, RTV Ulqini, “Për Kultivimin dhe Mbrojtjen e Egërsirave”, Agjencia për Zhvillimin dhe Ndërtimin e Ulqinit dhe Institucioni Publik “Sirena”.