Mbledhja e Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve duhet të mbahet të mërkurën. Atëherë do të bëhet fjalë për ndërrimin e kryetarit të këtij trup Loro Nrekiq edhe për kërkesën drejtuar liderit të PDS-së Millo Gjukanoviq të zëvendësojë Sanja Vllahoviq nga funksioni i koordinatorit të Kryesisë për Ulqin, shkruan “Dan”.
Kjo gazetë shkruan që kjo mbledhje mbahet praktikisht dy muaj mbasi që është përshkallëzuar konflikti në këshillin komunal të PDS-së.
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së partisë është arritur përfundimi që urgjentisht duhet të zgjidhet çështja në këshillin e Ulqinit.