“Dan”: TENDERI NË NËNTOR, “TUI” DËSHIRON TË MARRË ADËN

Ada Bojana, Ada e BunesQeveria e Malit të Zi planifikon që në vjeshtë të përsërisë tenderin për qiradhënien dhe ndërtimin e objekteve turistike në Adë, shkruan “Dan”.

Siç thuhet, momentalisht i vetmi i interesuar për dhënien e ofertës është turoperatori më i njohur gjerman “TUI”.

Përfaqësuesit e këtij gjigant vizituan Malin e Zi dhe shprehën gatishmërinë që të investojnë shuma të mëdha parash në këtë projekt.

Sipas kësaj gazete, pritet që Qeveria në nëntor të shpall tenderin për qiradhënien afatgjate të Adës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…