Në luftën e Sirisë momentalisht në anën e ISIL luftojnë të paktën 13 shtetas të Malit të Zi, shkruan gazeta “Dan”.
Policia dyshon se mbas rekrutimit të tyre qëndron S.R. nga Ulqini. Theksohet se ky person është i lidhur me lëvizjen vehabiste në disa vende të regjionit, para së gjithash në BdheH, ku jetoi një periudhë kohore.
“Dyshohet se qendra për rekrutimin e mercenarëve të huaj është në Sarajevë, ku ekziston Qendra islamike për vehabi. Pronari i këtij objekti deri pak kohë më parë ishte ky Ulqinaku, ndërsa pastaj ia shiti udhëheqësit të vehabive në BdheH”, shkruan kjo gazetë duke u bazuar në burimet policore.