Tre Ulqinakë të rinj filluan sot shkollimin në Akademinë policore në Danillovgrad.
Nxënës të gjeneratës së nëntë të kësaj shkolle të lartë profesionale të Ministrisë së punëve të brendshme janë Isa Taipoviq, Jehona Musliq dhe Miradin Paleviq.
Mirëseardhjen nxënësve ja uroi udhëheqësia e këtij institucioni edukativ-arsimor, ndërsa sukses të mirë në shkollim kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka.
Ai shprehu bindjen se prej vitit të ardhshëm do të ketë më shumë nxënës nga kjo komunë në Akademinë policore.