Darmanoviq: PAK A SHUMË ËSHTË E SIGURT SE ABAZOVIQI DO TË JETË KRYEMINISTRI I RI

Profesori në Fakultetin e Shkencave Politike dhe ish-shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq deklaroi se është vështirë të thuhet se cilat do të jenë zgjidhet kadrovike në Qeverinë e re të Malit të Zi.

Ai tha se pak a shumë dihet dhe se është pothuajse e sigurt që kryeministër do të jetë lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq.

Në deklaratën për N1 TV nga Sarajeva, Darmanoviq theksoi se në përbërjen e qeverisë së re me siguri do të hyjnë partitë e pakicave, por jo Fronti Demokratik.

“Koncepti është që Fronti Demokratik mos të jetë pjesë e saj, ndërsa nuk është në interesin e atyre që dëshirojnë qeveri të re që qeveria aktuale të qëndrojë gjatë në mandatin teknik”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.