Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq vërtetoi se Republika e Shqipërisë së shpejti do të hap konsullatën në Ulqin.
Ai tha për “Vijesti” se edhe Mali i Zi do të ketë konsullatë në Shkodër, në krye me konsullin e nderit.
“Hapja e konsullatës aty ku gjenden pakicat e caktuara etnike të shteteve fqinje është normale dhe tek ky akt nuk shohim asnjë problem”, tha shefi i diplomacisë malazeze.