Debati: KONFRONTIM I ASHPËR I RESULBEGOVIQIT DHE CUNGUT

debati tv teutaDebatin e mbrëmshëm në TV Teuta e ka shënuar polemika e ashpër në mes liderit të Forcës dhe kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe kryetarit të Këshillit komunal të PSD-së dhe nënkryetarit të komunës Selim Resulbegoviq.

Resulbegoviq duke treguar para kamerave skicën e ka akuzuar Cungun që me Studimin e lokacionit për Shas, në të cilën ka pronën e vet private, ka përfshirë edhe 32 mijë metër katror të pronës shtetërore. Ka vlerësuar që bëhet fjalë për dëm milionësh për shtetin.

Cungu i hodhi poshtë këto pohime njëkohësisht duke akuzuar Resulbegoviqin që me ndryshimin e Planit detaj urbanistik ka synuar që në pronën e vet, nën hotelin “Mediteran”, të ndërtoi objektin katet e të cilit do të ishin mbi nivelin e rrugës.

Resulbegoviq i hodhi poshtë pohimet dhe akuzoi Cungun për manipulime.

Konflikti në mes njerëzve kryesorë të pushtetit në largim, mbas këtyre akuzave të rënda reciproke, padyshim ka arritur kulminacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ulqin 2022/23: PROGRAMI I MANIFESTIMIT „SWEET DECEMBER“
Ulqin 2022/23: PROGRAMI I MANIFESTIMIT „SWEET DECEMBER“

Në Ulqin nga data 15 dhjetor deri më 10 janar organizohet manifestimi “Sweet December”. Emrat e tingullit muzikor, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhën malazeze -, Ledri Vula, Klajdi, Alban Skenderaj,

Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë
Prim.Dr.Gani Karamanaga: Disa fakte nga historia e shërbimit shëndetësor në Anë të Malit dhe Krajë

Stacioni Shëndetësor  në Katërkollë  Ambulanca e parë në vitin 1949  Në Katërkollë për nevojat e shërbimit shëndetësor dhe të mbrojtjes shëndetësore të popullatës, në vitin 1949 është ndërtuar Ambulanca

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep