Defile rrugëve të Ulqinit: VALVITEN TË GJITHË FALAMUJT E SHTETEVE TË REGJIONIT

Defile ne Ulqin, Defile UlcinjNë kuadër të manifestimit treditor “D’Olcinium international festival”, të cilin e organizojnë Organizata turistike dhe komuna e Ulqinit, dje në rrugën kryesore kanë defiluar dhjetë shoqata kulturo-artistike nga shtetet e regjionit.

Prej Plazhit të vogël deri në Qendrën për kulturë kanë kaluar mbi një qind pjesëmarrës me flamuj të vendeve nga vinin, e pastaj në sallën e mbushur plotë të Qendrës për kulturë kanë mbajtur koncert.

Për sonte janë parashikuar koncertet muzikore të Adrian Lulgjuraj me bend dhe Sergej Qetkoviq, me çfarë edhe formalisht do të shënohet fundi i sezonit të sivjetmë turistik në rivierën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…