Deklaratë: SQARIM I OPINIONIT PUBLIK NGA SHOQERIA UJËSJELLËS DHE KANALIZIM

Duke u nisura nga postimet ditëve të fundit  nëpër portale të ndryshme në lidhje me shpërthimin e ujërave atmosferik në Ranë ndaj shoqëris Ujësjellës dhe kanalizim duhet që të sqarohet opinioni publik dhe të tjerët të cilët nuk janë mirë të informuar.

Shoqëria Ujësjellës dhe kanalizim nuk ka kontratë të lidhur me Komunën e Ulqinit për ujërat atmosferik sepse ekzekutivi vite me radhë se ka pa të udhës nënshkrimin e një kontrate të tillë edhe pse nga ana e ndërmarrjes sonë vazhdimisht është kërkuar.

Kontrata që paraqitet nëpër portale nuk e obligon shoqërin Ujësjellës dhe kanalizim për mirëmbajtje të pusetave të ujërave atmosferik, por është parakusht për lidhjen e kontratës e cila gjer më sot nuk është realizuar ende.

Duke ditur se gjendemi ne sezonin turistik dhe çdo anomali ndikon direkt në pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit konkretisht pjesës më të frekuentuar të qytetit si dhe nga kërkesat e shumta të qytetarëve dhe bisneseve ndërmarrja U.K. ka ndërmarr masa në zhbllokimin e ujërave atmosferik dhe përkunder asajë se nuk e ka të kontraktuar ,por gjithmonë për hirë të qytetarëve dhe miërmvajtjes së sezonit turistik në qytetin tonë.Çdo ndërhyrje e ekipeve tona në pusetet e ujërave atmosferik për ndërmarrjen tonë paraqet punë dhe shpenzim shtesë,andaj cekim edhe njëher se askush nuk ka bërë punën tonë.

Sa i përket kërkesës së drejtorit Arijan Lamoviq drejtuar shoqëris simoter konkretisht Ndermarrjes për veprimtari komunale për ndihmes ka pas si qëllim vetëm dhe vetëm ndërhyrje për larjen e rrugës,veprimtari të cilën ndërmarrja në fjalë e ka në program të paraparë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve gjithmonë me qëllim të mirë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës më të frekuentuar të qytetit tonë.

Ndërmarrja Ujësjellës dhe kanalizim brenda kompetencave të veta cdo herë do jetë afër dhe në ndihmë qytetareve dhe bizneseve të qytetit tone si dhe çdo problematik do mundohet që ta zgjedhë në mënyr institucionale në mënyr që çdo kujë ti ofrohen shërbime sa më cilësore dhe adekuate.

Andaj shoqëria Ujësjellës dhe kanalizim me këtë sqarim mbyllë çdo reagim dhe polemik në të ardhmen në lidhje me këtë problematik, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga .u.d D R E J T O R I, Arijan Lamoviq ek.i dipl.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…