Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi në bashkëpunim me ambasadat e Bullgarisë, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Greqisë, Kroacisë, Holandës, Qipros, Hungarisë, Gjermanisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Suedisë dhe Kinotekën malazeze, me përkrahjen e BE info qendrës, organizojnë Ditët e Filmit Evropian në Mal të Zi.
Fillimisht 16 filma, të zhanreve të ndryshme, të produksionit më të ri evropian, do të shfaqen në Podgoricë, të enjten, e pastaj publiku do të ketë mundësi që të kënaqet edhe në dhjetë qytete të tjera, duke përfshirë këtu edhe Ulqinin.
Bashkimi Evropian e shpalli vitin 2018 si vit Evropian të Trashëgimisë Kulturore, ndërsa Ministria e Kulturës është koordinatori nacional i programit në Mal të Zi.