Delegacioni i komunës së Ulqinit në të cilën gjendet kryetari i komunës Fatmir Gjeka, kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti dhe drejtori i Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizime” Fehmi Avdiu do të qëndrojë të martën në vizitë zyrtare në Holandë.
Gjatë vizitës treditore në këtë vend, ato do të kenë bisedime me përfaqësuesit e Qeverisë së Mbretërisë së Holandës dhe me ekspertët rreth zgjidhjes së problemit të ujërave të zeza dhe ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit.
Rreth 85 për qind e rrjetit të ujësjellësit në Ulqin është ndërtuar para më shumë se 30 vite.
Qeveria e Holandës, përndryshe, vitet e fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme Malit të Zi dhe Ulqinit në këtë fushë.