Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i drejtësisë Zoran Pazhin, ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq dhe drejtori i Drejtorisë për punë inspektuese Bozhidar Vuksanoviq do të vijnë sot në Ulqin, ku do të vizitojnë ndërtimet pa leje me qëllim të definimit të aktiviteteve të mëtejshme në shuarjen e ndërtimit të egër në këtë komunë, shkruan “Vijesti”.
Edhe inspektorët e mbrojtjes së hapësirës sot nisin aksionin e heqjes së objekteve pa leje në Adë të Bunës. Në shënjestër të inspektorëve, në fillim të aksionit, do të jenë katër deri në pesë objekte.
Kryeministri Dushko Markoviq urdhëroi pak kohë më par Pazhinin që të bëjë planin për ndalimin e ndërtimit pa leje në Ulqin me udhëzime detajore inspektorëve për veprimin e tyre në terren.








