Të hënën e ardhshme, me 26 gusht, delegacioni i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian do të jetë në vizitë pune në Mal të Zi me ftesë të Lëvizjes Qytetare URA, mëson Portali Ul-info.
Vendi i parë që do të vizitojnë është Ulqini, ku do të vizitojnë Kriporen, Plazhin e Madh, Kalanë dhe Valdanosin, si dhe do të bisedojnë me anëtarët e Këshillit Komunal të URA-së.
Në zgjedhjet e para pak kohëve për Parlamentin Evropian të Gjelbrit patën rezultat të shkëlqyer dhe fituan 71 ulëse. Për shembull, në Gjermani ato zunë vendin e dytë me mbi 20 për qind votash të fituara.