A duhet përsëritur: prurjet e rërës krijuan Plazhin e madh dhe Adën. Për shkak të ndërtimit në Shqipëri të katër hidrocentraleve në lumin Drin dhe nxejrrjes së rërës në afërsi të Shkodrës, prurjet e rërës tash katër dekada janë më të vogla se më herët. Kjo për pasojë kishte ngushtimin e plazheve të Ulqinit në deltën e Bunës.
Kjo mund të shihet me sy në Adë, ku në disa pjesë, gjerësia e plazhit është disa metra! Dhe, në vend që tani të bëhet “ushqyerja e plazheve”, institucionet qeveritare tentojnë që të heqin dhe shesin rërën e cila është grumbulluar me eskavator në grykëderdhjen e djathtë të Bunës.
Eksperti i njohur dr. Savo Petkoviq më herët ka njoftuar, e kjo u miratua në mbledhjen e Qeverisë së Malit të Zi në fillim të këtij muaji, që punimet “duhet të ndalen kur të rriten rrjedhja e Bunës, gjegjësisht në momentin kur rrjedha e ujit të jetë e aftë të çojë shtrasat e rërërs në det”.
Prandaj tender “për përzgjedhjen e ofertuesit më të mirë për heqjen dhe blerjen e tepricës së materialit nga hapësira e grykëderdhjes së djathtë të lumit Buna”, të cilin e shpalli Drejtoria për ujëra, është provë që ose nuk kuptohet harmonia natyrore në këtë deltë ose edhe më keq, që lakmia është më e madhe se padia.