Demanton Mujo Rexha: ASGJË NUK I KAM BORXH PORSHES

1281569891Biznesmeni Mujo Rexha tha që për padinë e kompanisë “Porshe Lizing” dhe për borxhin prej 20 mijë euro mësoi nga mediet. “As nuk kam fituar thirrjen për seancën dëgjimore, as padinë, as nuk më ka informuar kush për një gjë të tillë”, pohon ai në shkresën e dhënë “Vijestit”.

Rexha tha që në vitin 2008 ka blerë automjet nga “Porshe lizing” me vlerë prej 120 mijë euro dhe ka paguar 50 % paradhënie për makinën. “Dy vite më vonë, saktësisht kah gjysma e vitit 2010 e kam kthyer makinën dhe kam bërë marrëveshje me këtë kompani. Kjo do të thotë që nuk kam asnjë detyrim ndaj “Porshe lizingut”, tha Rexha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi