Demokratët: KËTO DITË NISIM FUSHATËN NË ULQIN

Boris BogdanovicSekretari gjeneral i Demokratëve të Malit të Zi Boris Bogdanoviq ka deklaruar se kjo parti po përgatit strategjinë komunikative dhe zgjedhore për komunë të Ulqinit, implementimi i të cilës do të nisë këto ditë.

„Me këtë strategji do të krijojmë parakushtet e nevojshme për thirrjen e Konventës së parë zgjedhore në të cilën mbi 500 delegatë do të zgjedhin Këshillin komunal dhe udhëheqësinë e Këshillit komunal“, tha ai për Portalin Ul-info.

Bogdanoviq shtoi se organet lokale të Demokratëve të Ulqinit do të formojnë listën zgjedhore, do të përcaktojnë bartësinë e listës zgjedhore, do të konstitutojnë këshillat lokal dhe do të miratojnë programin zgjedhor, i cili do të konceptohet sipas parimit problem – zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi