DEMOS-i opozitar ka vlerësuar se dhënia e pronës shtetërore të Kripores nën hipotekë për marrjen e kredive disamilionshe në llogari të shtetit është akt kriminal.
Nga kjo parti opozitare kanë ftuar prokurorin e lartë shtetëror të hetojë si ndodhi kjo, gjegjësisht kush dhe në ç’mënyrë mundi të vendos nën hipotekë pronën shtetërore.
Deputeti i DEMOS-it Zoran Milaniq ka thënë se është interes shtetëror të vërtetohet si është shkatërruar Kriporja dhe si mbeten punëtorët pa punë, ndërsa shtoi se me nënshkrimin e kontratës për qiradhënie të NP “Parqet nacionale” nga ana e Qeverisë së Malit të Zi tentohet të mjegullohet i gjithë rasti.
“Them se kuptimi i ekzistencës së Kripores është që kjo ndërmarrje të punoi dhe prodhoi, ndërsa punëtorët të marrin rrogën”, shtoi ai.