Të martën, më 28 qershor 2022, rreth orës 16.00 gjatë punimeve të një kontraktori të papërgjegjëshëm është dëmtuar tubi kryesor i ujësjellësit në Fushën e Ulqinit, është njoftuar Portali Ul-info nga NP “Ujësjellës Kanalizime”.
Siç thuhet, të gjithë konsumatorët nga Fusha e Ulqinit deri në Kepin e Gjeranave janë pa ujë.
Normalizimi i furnizimit pritet të mërkurën, gjatë ditës.
Faleminderit për mirëkuptimin, porosisin nga ViK Ulqini.