Gazi biologjik i cili prodhohet nga mbeturinat ka vlerë të madhe energjetike dhe ekziston mundësia e valorizimit të tije duke prodhuar energjinë elektrike dhe ujin e ngrohtë, njoftohet nga Deponia Sanitare “Mozhur”.
Vlera e këtij projekti, siç vlerëson menaxhmenti i kompanisë, është më pak se dy milion euro.
Deponia “Mozhur” ka filluar punën në korrik të vitit 2012. Kapaciteti i projektuar i deponisë është pak mbi një milion metër kub.