Deponia regjionale: ULQINI DHE TIVARI NUK KANË PAGUAR ASNJË EURO

Deponia, DeponijaNga administrata e Deponisë sanitare regjionale “Mozhur” është njoftuar se nga fillimi i punës së saj ndërmarrjet komunale të Ulqinit dhe Tivarit nuk kanë paguar asnjë euro, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, borxhi i tyre arriti shifrën e afro një milion euro.

Drejtori i kompanisë Dragan Simoviq në mbledhjen e Kuvendit komunal të Tivarit, gjatë diskutimit për programin e punës së deponisë për këtë vit, ka thënë se kjo paraqet problem të madh.

Në Parlamentin e Ulqinit nuk ka paralajmërime se do të shqyrtohet ky dokument i administratës së deponisë regjionale, themelues të së cilës janë komuna e Ulqinit dhe ajo e Tivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…