Deponia sanitare në Mozhur: ULQINI ÇOJ 6,5 PËR QIND TË MBETURINAVE!?

deponija-mozura04Në periudhën nga 1 janari deri më 30 shtator  të këtij vit në deponinë sanitare “Mozhuri” në mes Tivarit dhe Ulqinit janë çuar 50.501 tonë plehra, thuhet në raportin e kësaj ndërmarrje në Parlamentin e Tivarit, ndërsa raporton Portal Analitika.

Edhe pse është projektuar për mbeturinat nga Tivari dhe Ulqini, me periudhën e  përdorimit për rreth 30 vite, është e qartë që koha e përdorimit të saj do të jetë shumë më e shkurtët, mbasi që vazhdimisht vijnë mbeturinat nga katër qytete tjerë.

Në nëntë muajt e para të vitit më së shumti mbeturina në deponinë e Mozhurit kanë mbërritur nga Budva – 17.310 tonë, pastaj nga Tivari 16.708, Ulqini 7.726, Kotori 4.857, Tivati 2366 dhe nga Berane 1292 tonë mbeturina.

Vlerësohet se deri në fund të vitit sasia e plehrave në Mozhur do të rritet për 10 mijë tonë tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi