Deputetja e Frontit demokratik në Kuvendin e Malit të Zi dr Lilana Gjurashkoviq ka deklaruar që nuk mund të besojë që dikujt i shkoj ndër mend të betonojë parkun në Plazhin e vogël dhe të shkulë barin dhe palmat.
“A nuk ka boll beton në bregdetin tonë, a nuk ka mjaft shëmtirë në Ranën tonë? Qytetet e lumtura janë të njohur me parqet dhe gjelbërimet e mrekullueshme që pasqyrojnë kulturën dhe kujdesin ndaj estetikës, natyrës dhe shëndetit të qytetarëve. Çka do të ndodh kur të shkulim drurin e fundit, betonojmë pëllëmbën e fundit të bregdetit, çdo grimcë të rërës? ”, pyetet dr Gjurashkoviq dhe përgjigjet: DO TË BETONOJMË SHPIRTIN TONË!