Iniciativa „Tia kthejmë fëmijë këndet e lojrash!“ të cilën shoqata „Prindërit“ e ka iniciuar në maj të vitit 2013, këtë muaj është kryer në Ulqin. Në bashkëpunim me administratën lokale, qytetarët, Bankën komerciale malazeze dhe kompaninë Mega Sound, Shoqata inicion aksionin në kuadër të së cilës do të ndërtohet këndi i parë i lojrash për fëmijë në këtë qytet.
Sponsor gjeneral i aksionit është Banka komerciale malazeze, e cila do të dhurojë shumicën e mjeteve të nevojshme për furnizimin e këndit të lojrash i cili do të vendoset në lokalitetin pranë Qendrës kulturore në qendër të Ulqinit.
Për nevojat e aksionit është hapur xhiro llogaria në Bankën komerciale malazeze (510-88198-62) në mënyrë që qytetarët të cilët kanë dëshirë dhe mundësi, të kyçen në grumbullimin e mjeteve.