Besojmë që për dhjetë ditë do të bijnë 1,2 milion euro në llogarinë tonë, sepse të gjitha formalitetet rreth marrjes së kredisë praktikisht kanë përfunduar, është deklaruar për Portalin Ul-info nga Komuna e Ulqinit.
Këto mjete, siç thuhet, do të jenë kryesisht të dedikuara për shlyerjen e pagave të prapambetura në administratën lokale dhe ndërmarrjet themelues i të cilave është komuna, si dhe për përgatitjen e sezonit turistik.
Huamarrja kreditore do të kryhet në Atlas bankë, e cila ka ofruar kushtet më të favorshme.
Më 31 dhjetor të vitit 2013 komuna e Ulqinit kishte borxh kreditor prej 2,75 milion euro, kështu që Ministria e financave e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për këtë aranzhim të komunës së Ulqinit.