Deri në fund të këtij muaji do të nisin punimet në ndërtimin e Medresesë së vajzave në Fushën e Ulqinit, është deklaruar për Portalin UL-info nga Bashkësia islame në Ulqin.
Siç na tha kryemimami h. Ali ef. Bardhi, donatorët nga Turqia kanë siguruar rreth një milion euro, sa planifikohet të kushtojë kjo ndërtesë, ndërsa është zgjedhur edhe kompania e cila do të kryej punimet.
“Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, është reale të pritet që deri në vitin shkollor 2015/2016 do të kemi gjeneratën e parë të nxënëseve të Medresesë”, shtoi ai.
Donatorët nga Turqia kanë premtuar që do të ndihmojnë pas kësaj, që në afërsi të Medresesë, të ndërtohet edhe xhamia.