Deri në verë: SHAKO POLUMENTA NDËRTON KOMPLEKSIN TURISTIK

Sako Polumenta, Hotel UlcinjFolk këngëtari Shako Polumenta po ndërton etno-fshatin në Ulqin, në vendin ku para pesë vitesh nisi ndërtimin e hotelit i cili mban emrin e vajzës së tij më të re, shkruajnë mediet e Beogradit.

Këtë projekt e ka përkrahur Ministria e kulturës të Malit të Zi, nga e cila ky artist ka kërkuar ndihmë në mënyrë që idenë e tij ta çoj në nivel më të lartë. Qëllimi përfundimtar i Shakos është që, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, të ndërtojë qendrën rekreative, ku do të qëndronin turistët, por edhe sportistët.

“Gjithmonë doja të bëja diçka që do të jetë e dobishme si për mua, familjen time, ashtu edhe për turistët e shumtë. Fillimisht ndërtova apartamentet, pastaj hotelin, tani planifikoj të bëj edhe etno-fshatin. Po negocioj me ministrinë që në kuadër të etno fshatit të ndërtojë edhe qendrën rekreative për përgatitje sportive. Fitova përkrahjen dhe së shpejti çdo gjë do të përfundojë. Këtë verë fillon me punë hoteli. Shumë fuqi, mund dhe vullnet kamë investuar, por besoj se kjo do të jetë projekt i mirë”, theksoj Polumenta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi