Në Ulqin nga e hëna deri të premten qëndron skuadra e Ministrisë së punëve të brendshme të Kosovës. Qëllimi i saj është që ti ndihmojë refugjatët nga Kosova në marrjen e dokumenteve personale dhe në aplikimin për qëndrim të përhershëm në Mal të Zi.
Këto dokumente do të mundësojnë refugjatët të dorëzojnë kërkesën për statusin e të huajit me vendbanim të përhershëm në Mal të Zi.
“Ky mision është shembull pozitiv i bashkëpunimit regjional në sigurimin e ndihmës personave të zhvendosur”, është vlerësuar në Misionin e UNHCR-it.