Ne Komunën e Ulqin janë duke u zhvilluar aktivitetet në ndërtimin e sinjalizimit vertikal. Punimet është duke i zhvilluar kompania “Signalizacija” nga Kroacija e cila punën e ka marrë në tender. Vlera e këtyre punimeve është rreth 32.000 euro. Është një projekt që vite me radhë i ka munguar qytetit tonë.
“Poashtu është duke u ndërtuar ndriçimi publik në rrugën e re, nga restoranti “ Primavera” deri tek rruga e Shtojit. Këto punime është duke i zhvilluar kompania “Ramel” nga Nikshiqi e cila poashtu punën e ka marr me tender. Vlera e këtyre punime është rreth 20.000 euro”, u kumtua për portalin UL-info nga Sekretari per veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambijentit Avdo Dervishi.
Siç kumtoi Dervishi, poashtu është kryer rekonstruktimi i semaforëve në qytet kështu që tani është në funksion i gjithë sinjalizimi. Në ditët e ardhshme do të behet rekonstruktim i trapazanëve ne rrugën ”Mujo Ulqinaku” në gjatësi prej 100 metra gjë që do të bëj qarkullimin më të sigurt të këmbësorëve në atë rrugë.